Sipas spekulimeve të fundit në media, sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, mund të largohet nga ‘Topçinjtë’. Në garë për golashënuesin janë Barcelona dhe Real Madrid, klube që po e monitorojnë me kujdes situatën.
Arsenali ka kohë që është në krizë, madje në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet nuk njeh fitore. Unai Emery tashmë është nën presion nga tifozët, pasi londinezët me shumë mundësi do të mbeten jashtë Championsit për vitin e katërt rradhazi.
Sipas ‘Mirror’, Aubameyang ka kërkuar largimin dhe gjigantët spanjollë po e shikojnë me kujdes situatën. 30-vjeçari nga Gaboni është në kontratë deri në vitin 2021, por tashmë bisedimet për një rinovim duket se janë larg. /abcnews.al