U luajtën ndeshjet e radhës të vlefshme për fazën çerekfinale të turneut francez të “ATP Paris”. Andrey Rublev konfirmoi formën fantastike që po kalon në këtë fundvit, teksa eliminoi shumë thjeshtë holandezin Van De Zandschlup me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3).
Tenisit rus dominoi gjithë takimin që zgjati pak më shumë se 1 orë, duke mos pasur shumë histori. 26-vjeçari do të përballet në raundin çerekfinal me fituesin e çiftit Jannik Sinner-Alex De Minaur.
Në ndeshjen tjetër të mesditës, bullgari Grigor Dimitrov e kishte shumë të thjeshtë sfidën ndaj kazakut Alexander Bublik. Dimitrov fitoi pastër më rezultatin 2-0 (6-2, 6-2) duke kaluar për në fazën çerekfinale.
Tenisti do të presë fituesin e çiftit Cerundolo-Hurkacz, për t’u përballur për një vend mes katër më të mirëve. E enjtja do të sjellë dhe emrin e madh të këtij sporti.