ATP Dubai: Vesely “fundos” Djokovic, Medvedev numri 1 në botë

schedule19:14 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:14 - 24 Shkurt, 2022

Novak Djokovic ditën e hënë duhet t’i dorëzojë fronin e ATP-së Daniil Medvedev, pasi ditën e sotme tenisti serb është mposhtur në çerekfinalen e ATP 500 në Dubai  nga tenisti çek Jiri Vesely.

Serbi humbi 6-4 dhe 7-6 (4) për të hequr dorë nga froni i tij. Ishte më 4 korrik 2011 kur Djokovic u ngjit në fronin e numrit 1 të botës për herë të parë. Që atëherë ai ka qenë fitues i pesë turneve, i fundit prej të cilëve nisi më 3 shkurt 2020.

Megjithatë, ai që do të fillojë mbretërimin e tij të hënën do të jetë Medvedev, i cili, me një nivel të lartë loje në muajt e fundit, ka përfituar në mënyrë perfekte edhe nga situata e vështirë e Djokovic për shkak të pandemisë dhe vaksinimit.

Kampioni rus, kampioni i ri i US Open, pasi mbylli Grand Slamin për ‘Nole’ dhe u shpall nënkampion disa javë më parë në Australian Open pas humbjes në finale kundër Rafael Nadal, do të bëhet tensti i 27-të të hënën, në historinë e ATP-së që kryeson renditjen dhe i dyti rus që e arrin këtë, pas Marat Safin.

Medvedev gjithashtu mbyll serinë e pandërprerë të “Big4” (me Roger Federer, Rafael Nadaj, Novak Djokovic dhe Andy Murray), në krye të renditjes, që nga ardhja e Roger Federer si numri 1 i botës më 2 shkurt 2004. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!