Kajo Myftarago njihet si maratonisti më i vjetër në Shqipëri. 82 vjeçari ka marrë pjesë në maratonat e vendit por edhe në ato ndërkombëtare. Numëron mbi 100 medalje, shumë prej të cilave ua ka falur të afërmve.
I ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, ai theksoi se do të vrapojë deri në fund të jetës.
Ai tregoi edhe një episod para se të merrte pjesë në kampionatin në Ulqin.
“Unë thashë pas dy javësh kam kampionatin ballkanik në Tivar. Nëse nuk dal kampion, do të hidhem nga tribuna në det. Unë nuk guxova.”, tha ai./abcnews.al