Atletet e Michael Jordan arrijnë rekord shitjeje në ankand

schedule09:52 - 26 Tetor, 2021

schedule 09:52 - 26 Tetor, 2021

Një palë atlete të veshura nga ikona e basketbollit, Michael Jordan, janë shitur në ankand me një shifër prej 1.47 milionë dollarësh. Jordan i veshi atletet e  Nike Air Ships gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. shkruan BBC

Ky ishte viti kur ai dhe Nike nisën bashkëpunimin e tyre për të krijuar më pas markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve. Ky është çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë.

Jordan cilësohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls dhe u bë një ikonë globale që ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën.

Jordan, i cili doli në pension në 2003, u bë lojtari i parë miliarder në historinë e NBA. Megjithatë, ata nuk janë atletët  më të shtrenjtë që janë shitur ndonjëherë. Ky rekord i përket reperit Kanye West, atletët e Nike Air Yeezy u shitën për 1.8 milionë dollarë në prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!