Atletet e dizajnuara në nder të Obamës, kapin vlerën 25,000 dollarë!

schedule09:22 - 10 Shkurt, 2021

schedule 09:22 - 10 Shkurt, 2021

Pala unike e atleteve Nike Hyperdrunks do të shiten në faqen e internetit të shtëpisë së ankandeve Sothbay’s të premten. Ato janë dizajnuar në nder të Presidentit të 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Atletet janë të bardha, me një mbishkrim blu të errët “swoosh” dhe me detaje të logos presidenciale. Numrat “44” ,e qepje blu dhe të kuqe janë gjithashtu të qendisuar në anën e brendshme të secilës këpucë.

Hyperdunks  të cilat kapin vlerën 25,000 dollarë, gjithashtu ngjajën me koleksionin “United We Rise” të atleteve Olimpike të SHBA të veshura nga Team USA në Lojërat Olimpike Verore të Pekinit 2008, sipas Sotheby’s.

Nike bashkëpunoi me yllin e ndjerë të NBA, Kobe Bryant për të lançuar atletet në Prill 2008 dhe shtëpia e ankandit thotë se këpucët kanë një kodim të datës së prodhimit të “20091022” për 22 tetor 2009./e.b-abcnews.al