“Atje në tribunë, nuk pyes për Mendes”, Gattuso dënon dy yjet e ekipit

schedule09:17 - 17 Nëntor, 2020

schedule 09:17 - 17 Nëntor, 2020

Napoli fitoi 1-0 para pak ditësh ndaj Bolgnas, por në fushë dhe në pankinë nuk ishin dy nga senatorët e skuadrës së Gattusos. Ky i fundit, i mori me vete në transfertë, por gjatë ndeshjes i la në tribunë Mario Ruin dhe Faouzi Ghoulam.

 

Mario Rui 

Pas ndeshjes trajneri zbuloi edhe arsyen e këtij vendimi, që në fakt ishte një ndëshkim. Dyshja e njohur po ecnin në stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe Gattuso nuk e ka kapërdirë dot.

Në konferencën pas sfidës trajneri italian u shpreh: “Ata qëndruan në tribunë sepse dje po vraponin shumë lehtë në përreth fushës. Vendosa t’i sjell në ndeshje sepse mendova se do ishte shumë e lehtë për ta shihnin ndeshjen nga divani i dhomës së ndenjës”.

 

Faouzi Ghoulam

Mediet italiane zbulojnë edhe një tjetër prapaskenë. Mësohet se Ghoulam është ankuar në emër të menaxherit të tij, Jorge Mendes, që është njëkohësisht edhe përfaqësuesi i trajnerit. Por tashmë dihet botërisht se Gattusos nuk ia ndjen për njeri. “Nuk më intereson Mendes”, mësohet të jetë shprehur ish-mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!