Ati i Shenjtë në Papua Guinea/ Papa Françesku vazhdon vizitën në vendet e Azi Paqësorit

schedule15:41 - 7 Shtator, 2024

schedule 15:41 - 7 Shtator, 2024

Papa Françesku ndodhet Port Moresby, kryeqyteti i Papua Guinesë së Re, në një tur historik në vendet aziatike. I Ati i Shenjtë u takua me guvernatorin e përgjithshëm dhe personalitete nga i gjithë rajoni përpara se të vizitonte fëmijët me aftësi të kufizuara që përforcuan për të.

Papa Françesku vuri në dukje pasurinë e jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore të Papua Guinesë së Re, që duhet të shfrytëzohen për nevojën e vendasve.

Këto të “mira” janë të destinuara nga Zoti për të gjithë komunitetin. Edhe nëse ekspertë të jashtëm dhe kompani të mëdha ndërkombëtare mund të përfshihen në shfrytëzimin e këtyre burimeve, është e drejtë që nevojave të banorëve vendas të merren parasysh siç duhet kur shpërndahen të ardhurat dhe punësohen punëtorë për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.”

Ai bëri thirrje që të ndalet dhuna fisnore dhe të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore për të siguruar paqe dhe zhvillim.

Shpresoj se dhuna fisnore do të marrë fund, sepse ajo shkakton shumë viktima, i pengon njerëzit të jetojnë në paqe dhe pengon zhvillimin. Prandaj, i bëj thirrje ndjenjës së përgjegjësisë së të gjithëve për të ndalur spiralen e dhunës dhe në vend të kësaj me vendosmëri të ecim në rrugën që çon në bashkëpunim të frytshëm për të mirën e të gjithë njerëzve të vendit.”

Papa ka bërë thirrje për ndihmën në përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, duke theksuar se njerëzit kanë nevojë për më shumë se bukë, por edhe për shpresë dhe frymë shpirtërore.

Papa Françesku është në një turne 11-ditor, në katër vende të Azisë Juglindore, më i gjati dhe më sfiduesi që ka zhvilluar 87-vjeçari.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!