Athletic Bilbao në lot, aksidenti i merr jetën futbollistit 23-vjeçar

schedule09:35 - 4 Janar, 2021

schedule 09:35 - 4 Janar, 2021

Athletic Bilbao e nisi vitin 2021 me një fitore në shtëpi. Ekipi bask mposhti 1-0 Elche ditën e djeshme. Goli i Iker Munian vendosi takimin, por festa e Athletic është prishur nga një lajm tronditës.

Një nga futbollistët e klubit bask është larguar nga kjo botë në moshë shumë të re. Aitor Gandiaga ishte 23 vjeç dhe aktivizohej në rolin e sulmuesit të majtë.

Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e Athletic e kishin huazuar te Gernika në Tercera Division. Gandiaga humbi jetën në një aksident rrugor.

Makina me të cilën udhëtonte u përplas me një autobus. Goditja qëlloi fatale për lojtarin bask dhe ikja e tij i ka trishtuar të gjithë në Spanjë.

Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Twitter klubi iberik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!