Athinë, rrëzohet helikopteri/ Bie në plazh, do transportonte turistë në Mykonos

schedule14:47 - 16 Qershor, 2025

schedule 14:47 - 16 Qershor, 2025

Një helikopter privat, i marrë me qira për të transportuar një grup të vogël turistësh drejt ishullit të Mykonosit, u rrëzua të dielën pasdite në det në Jug të Athinës.

Incidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes në ajër dhe u pa nga dhjetëra pushues që ndodheshin në plazh, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve në Greqi në bord ndodheshin pesë persona – piloti dhe katër turistë të huaj – të cilët arritën të dalin në breg dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, me lëndime të lehta.

Piloti dyshohet se ka identifikuar një problem teknik gjatë ngritjes dhe u ka kërkuar pasagjerëve të hidhen në det, ndërsa ai vetë ka qëndruar në bord duke u përpjekur të stabilizonte helikopterin dhe të fitonte lartësi.

Një mjet i Rojës Bregdetare dhe një mjet tokësor u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit dhe në nxjerrjen e helikopterit nga uji. Në operacion mori pjesë edhe një zhytës privat.

Ndërkohë, Prokuroria e Athinës ka urdhëruar një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit dhe nëse ka përgjegjësi penale. Piloti 57-vjeçar u arrestua nga autoritetet portuale dhe më pas u la i lirë, por është urdhëruar të marrë pjesë në hetimin paraprak. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!