Ateroskleroza tek arteriet, doktori: Këto janë simptomat që kanë pacientët

schedule09:31 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 09:31 - 17 Dhjetor, 2021

Doktori i Spitalit Amerikan 1, kirurgu vaskular Alban Malaj ka folur për aterosklerozën tek arteriet. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai shpjegoi konkretisht në gjuhën popullore simptomat që kanë pacientët, të cilët vuajnë nga ky problem.

“Në gjuhën popullore mund të flasim për simptomat që mund të shkaktojnë, bllokimin e këmbëve për shembull, ose mund të flasim për ulçerat diabetike, domethënë pacientët me diabet jo të kontrollua. Ato krijojnë plagë të pjesë periferike, të gishtave të këmbëve dhe populli e njeh më shumë nga kjo anë. Duhet ta njohim më shumë nga simptomat fillestare ç’është e vërteta, domethënë simptomat fillestare kur kemi këto bllokimet fillestare gjatë ecjes. Duke ditur edhe patologjitë që ka pacienti duhet të bëjë një kontroll, për të parë si ka këto tubat që çojnë gjakun në periferi”, tha Malaj.

Më tej, doktori ka treguar se kur është momenti që një pacient duhet t’i drejtohet mjekut.

Në momentin kur ky bllokim muskujsh të vjen gjatë lëvizjes dhe në momentin që ky bllokim ta redukton autonominë e ecjes. Pra, nëse vite më parë, pacientit i bllokohesh këmba ose pulpa duke bërë një ecje prej një kilometre dhe nuk e vriste mendjen, pak nga pak kjo ecje reduktohet, atëherë duhet ta kuptojë që nuk është thjesht muskulare, ka një problem të brendshëm dhe bëhet fjalë për furnizimin me oksigjen, furnizmi me gjak të pastër nga tubat që ne i themi arterie, atëherë duhen bërë ekzaminime”, u shpreh ai.