Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me armë një ditë më parë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe është “tradhtuar” nga kaska që ka përdorur gjatë drejtimit të motorit si dhe telefoni i tij celular.
Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se 19-vjeçari ka qëlluar 7 herë në drejtim të makinës ku Hasanaj jetonte bashkë me të atin i cili , mbeti gjithashtu i plagosur si dhe bashkëshorten e tij e cila mund t’u shpëtojë plumbave. Nga dyshimet paraprake shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit mes autorit dhe shënjestrës. Por kjo mbetet për t’u vërtetuar nga hetimet, por edhe nga dëshmia që do të japë vetë 19-vjeçari në momentin e arrestimit.
Ilirjan Hasani jetonte në Malësinë e Madhe bashkë me nënën e tij e cila gjithashtu është marrë nga pyetje nga uniformat blu. Ndërkohë që i ati i tij, ish-polic në pikën Kufitare jeton prej 3 vitesh në Britaninë e Madhe.
Ndonëse kanë të njëjtin mbiemër 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me shefin e Bluve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme pranë rrethrrotullimit në fshatin Dobraç, ku autori po ndiqte makinën me të cilën udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Hasanaj. Ai priti deri në momentin kur ata bënë një ndalesë dhe më pas u afrua duke qëlluar me motorin e tij tip “Papaq”, i cili u gjet rreth orës 16:00, 500 metra larg vendit të ngjarjes.
Mentor Hasanaj është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa i ati po trajtohet në spitalin Rajonal të Shkodrës./mv. abcnews.al