ATENTATI/ Plumbi e kapi në kokë, spitali i Vlorës e nis drejt Tiranës Nikollaq Çepajn

schedule22:06 - 18 Janar, 2020

schedule 22:06 - 18 Janar, 2020

Nikollaq Çepaj, mbeti i plagosur rëndë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Atij iu bë atentat me kallashnikov, teksa pinte kafe në lokal bashkë me kunatin e tij i cili gjithashtu u plagos por është jashtë rrezikut për jetën.

Burimet nga spitali i Vlorës thanë se 36-vjeçari Nikollaq Çepaj ka marrë pesë plumba, në kokë dhe trup. Ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rënde. Ndërsa Roland Cepaj është në spitalin e Vlorës me frakturë të femurit. Mjekët thanë se ai është në gjendje të stabilizuar.

Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.

Ngjarja ndodhi sot pas orës 18:00 në një lokal të lagjes Kushtrimi në Vlorë. Nikollaq Cepaj dhe kushëriri i tij, Roland Cepaj 28 vjec ishin duke pirë kafe kur u qëlluan me breshëri armësh nga një makinë Mercedes Benz. Disa orë më pas makina dhe arma u gjetën të djegura në fshatin Cervenicë.

Sa i përket autorit, dëshmitarët i thanë policisë se ishte me kapele dhe me mjekër, deri më tani forcat e rendit nuk kanë rënë në gjurmë të tij. /abcnews.al

FOTO-VIDEO/ U plagos në atentat, kush është Nikollaq Çepaj: Doli nga burgu brenda 1 viti e gjysmë