VIDEO/ Atentati në Tushemisht, momenti kur “Liri i Rushkës” i zë “pritë” Muçollarit jashtë dyerve të gjykatës

schedule15:08 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:08 - 2 Shtator, 2020

ABC News publikon videon nga momenti i përplasjes mes Jetmir Muçollarit dhe Ilir Berberit jashtë dyerve të gjykatës së Pogradecit.

Ilir Berberi i njohur si “Liri i Rushkës”, bashkë me disa pjesëtarë të grupit të tij, i bllokojnë rrugën Jetmir Muçollarit, kur ky i fundit tenton të hyjë në gjykatë.

Ngjarja ka ndodhur në 10 shkurt të vitit 2020, kur Muçollari shkon në Gjykatën e Pogradecit për të dëshmuar për djegien e makinës së tij, për të cilën akuzon Mariglen Topuzi, shok me Ilir Berberin.

Për të penguar dëshminë ndaj Topuzit, Berberi dhe miqtë e tij, i zënë rrugën Muçollarit duke debatuar për disa momente me të jashtë gjykatës.

Abcnews.al mëson se lidhur me këtë ngjarje, Topuzi ka qenë i arrestuar dhe më pas është lënë i lirë rreth dy muaj më parë.

Sipas policisë, këta persona janë të përfshirë në dy atentatet e ndodhur në muajin gusht në hotelin në Tushemisht në pronësi të Jetmir Muçollarit.

Ilir Berberi sipas uniformave blu ka qenë organizator i këtyre sulmeve për shkak të konflikteve me pronarin e hotelit, ndërsa Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, shoku i Orgest Bilbilit, kanë qenë ekzekutorë.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar në total 8 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!