Atentati në Tiranë, viktimat “komshinj”, Erigers Mihasi la tre fëmijë jetimë, policia “mbërthen” Thumanën

schedule22:20 - 13 Nëntor, 2021

schedule 22:20 - 13 Nëntor, 2021

Erigers Mihasi, 32-vjeçari që u vra mbrëmjen sotme gjatë një atentati mafioz në Tiranë, ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të vogël.

ABC mëson se bashkë me Armando Dumanin, 26-vjeçarin që mbeti viktimë në po të njëjtin atentat me Mihasin jetonin në zonën e Yrshekut në Tiranë. Dy viktimat kishin miqësi të ngushtë me njëri tjetrin.

Lexo edhe: FOTO/ U vra sot në Astir, kush është Mihasi, mik i Vis Martinajt, lidhja me grabitjen në Tepelenë e armët në Yrshek

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli. Ndërkohë po verifikohet edhe automjeti i djegur tip “Toyota” i gjetur në Thumanë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje. Sipas policisë targat e tij rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Dy viktimave iu bë atentat në zonën e njohur si “Dy rrathët” në Astir teksa po udhëtonin me automjetin tip Audi në pronësi të Mihasit ku ky i fundit ndodhej në vendin e shoferit, ndërkohë që Dumani ishte pasagjer. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!