Atentati në Nju Jork, Trump kërkon dënimin me vdekje për autorin

schedule09:42 - 2 Nëntor, 2017

schedule 09:42 - 2 Nëntor, 2017

29 vjeçari me origjinë nga Uzbekistani, autor i sulmit të së martës në Nju Jork ku mbetën të vrarë tetë persona rrezikon dënimin me vdekje. Është vetë presidenti amerikan Tramp që kërkon dënimin kapital

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp ka kërkuar dënimin me vdekje për Sayfullo Saipov, autorin e atentatit të Nju Jork. Në profilin e tij në Tuiter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se terroristi ishte i kënaqur për atë që kishte bërë dhe ka kërkuar që flamuri i isis të varej në dhomën e tij të spitalit. Ai vrau tetë persona dhe plagosi 12 të tjerë dhe për këtë duhet dënuar me vdekje përfundon ai

Presidenti ameirkan kishte kërkuar fillimisht që 29 vjecari i mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000, të dërgohej në burgun e Guantanmos, burgin amerikan të sigurisë së lartë në ishullin e Kubës.

Pavarësisht atentatit, në Nju Jork do të organizohet maratona e planifikuar dhe pse zona do të jetë super e blinduar. Policia përvec se do të shtojë numrin e agjentëve në gadishmëri do të vendosë qitës dhe skuadra të armatosura rëndë, kamionë plot me rërë dhe barriera për të evituar anetntate me automjete si ndodhi në pistën e ciklistëve përgjatë Hudson. Ekipet e monitorimit janë trefishuar si dhe janë shtuar pikat e vëzhgimit nëpër taracat e ndërtsave. Në maratonën ku marrin pjesë 51 mijë konkurentë dhe 2 milion e gjysëm spektatorë do të ketë dhe helikopterë që patrullojnë nga qielli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!