Atentati në Laç: Të gjitha dyshimet shkuan tek ai, si e shpëtoi Kreshnik Tushajn arrestimi i Lamajt

schedule13:51 - 23 Qershor, 2020

schedule 13:51 - 23 Qershor, 2020

Policia ka arrestuar sot Eduart Lamajn si autorin kryesor të dyshuar për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më datë 30 maj në Laç.

Lamaj mbeti i plagosur gjatë këtij atentati prej plumbave të dyshuar që dolën nga arma e Bujar Likës, ndërsa në atë kohë u arrestua edhe 22 vjeçari Kreshnik Tusha, i cili kishte shkuar në spital i plagosur.

Tusha u mor si i pandehur për këtë ngjarje duke ngjallur dyshimet se ai ishte pjesmarrës në këtë atentat nisur edhe nga shenjat e gjakut që u gjenden tek hoteli ku u ekzekutuan Lika dhe Gjergji.

Lexo edhe: FOTO/ U arrestua për ngjarjen në Kurbin: Ky është Eduard Lamaj, mjekohej fshehur në një klinikë

Megjithatë, Tusha nuk e pranoi asnjëherë autorësinë duke theksuar se ishte plagosur në derën e shtëpisë nga persona të panjohur.

Burimet bëjnë me dije se me kapjen e Lamajt vërtetohet sipas prokurorisë edhe pretendimi i Kreshnik Tushës. Shenjat e gjakut, të personit të plagosur gjatë përplasjes me armë i përkasin Lamajt sipas prokurorisë.

Dyshohet se Tusha ka dalë në hyrje të shtëpisë së tij në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi e kishte banesën shumë pranë hoitelit ku u ekzekutuan biznesmenët. Në këtë moment, autorët e atentatit kanë menduar se një person tjetër u kishte dalë në pritë duke qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Lamaj u arrestua në Tiranë pas një javë vënieje në vëzhhgim nga policia pasi u zbulua se mjekohej në një klinikë private në kryeqytet. Policia ka arrestuar edhe mjekët me akuzën e moskallëzimit të krimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!