Atentati në Laç, biznesmeni i ekzekutuar brenda makinës njihej si “piloti”, policia blindon zonën

schedule09:29 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 09:29 - 10 Dhjetor, 2021

LAÇ-“Piloti”, kështu e thërrisnin biznesmenin 55 vjeçar Rakip Roli që u ekzekutua sot në mëngjes brenda makinës së tij rreth orës 08:45 në Sanxhak të Kurbinit.

Ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të dhënat paraprake mendohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!