Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë ne Laç.
Gazetari Ahmet Zani raporton se masa është dhënë në spitalin e traumës në Tiranë, ku Tusha ndodhet merr trajtim mjekësor pasi mbeti i plagosur gjatë atentatit.
Tusha mbahet në masa të rrepta sigurie në spital.