Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj shefit të bluve në Malësinë e Madhe, ish-polici thirrje djalit: Dorëzohu një orë e më parë

schedule11:41 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:41 - 14 Tetor, 2020

Arben Hasanaj, ish-polici i Kufirit në Shkodër babai i 19-vjeçarit i cili pak ditë më parë plagosi shefin e Policisë  Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, i ka bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici. Ai i kërkon të birit 19-vjeçar Ilirjan Hasanaj të dorëzohet një orë e më parë ndërsa i bën me dije se ka ardhur në Shqipëri pas kësaj ngjarje. Ish-polici i bën apel çdokujt që ka dijeni për vendndodhjen e djalit të tij të raportojë në polici.

“Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit te dorëzohesh një ore e më pare në Drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni të më njoftoje. Baba i jot të pret një orë e me pare kam ardhur jam ne Shqipëri. Baba të ka shpirt”, shprehet babai i atentatorit.

Nga atentati i të dielës mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave. Ngjarja ndodhi, teksa të Hasanaj po drejtonte automjetin tip Skoda në pronësi të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Autori i cili i kishte ndjekur, priti derisa makina bëri një ndalesë gjatë rrugës për të qëlluar fillimisht nga pas ndërsa më pas u pozicionua anash në krahun e shoferit duke vazhduar të qëllojë me armë. Motori i tij u gjet gjatë orëve të pasdites i braktisur rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. I riu jetonte në banesë vetëm me nënën e tij, pasi ish-polici Arben Hasanaj jeton prej tre vitesh si emigrant në Britaninë e Madhe. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!