Vëllai i autorit dhe dy shokët e tyre të dyshuar për ekzekutimin e Ferdinand Polisë, i njohur si Nardi i Bujtinave, do të qëndrojnë në burg pa afat. Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë për tre të arrestuarit në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura.
Alfred Martini vëllai i personit në kërkim Kristrian Sula, i cili rezultoi se ishte me tre mbiemra (Sula, Martini dhe Doçi), dhe vëllezërit Gilbert e Kleandro Toma, kanë mohuar akuzat për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në vrasjen e 32 vjeçarit Ferdinant Polia.
Ndërkohë autori i dyshuar, shtetasi Kristian Sula është ende në arrati.
Ferdinant Polia u ekzekutua më 20 Mars, në një pritë, tek vendi i quajtur Kthesa e Grudës.
Ai mori 18 plumba në trup nga 20 që autori shtiu me automatikun tip “Scorpions”.
Në makinë ndodhej dhe pronari i një servisi makinash, shoku i viktimës, Xhovani Mirashi, i cili u shpëtoi mrekullisht plumbave.
Motori i autorit të dyshuar të ekzekutimit u gjet pak pas ngjarjes i shkrumbuar në zonën e Postribës.
Ende nuk ka një motiv për vrasjen e Ferdinand Polisë.
abcnews.al