Tre të dyshuarit për atentatin ndaj Lulzim Kullës janë liruar nga paraburgimi. Abcnews.al mëson se të hënën është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “garanci pasurore” për Endri Çopjan. Ndërkohë dy të tjerët janë liruar 2 muaj më parë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e 13 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër ku mbeten të plagosur 8 persona, mes tyre dhe shënjestra Lulzim Kulla, i njohur si “i forti” i Shkodrës.
Policia njoftoi atëherë se 7 persona ishin të dyshuar se vendosën tritolin në lagjen ‘Rus’ dhe organizuan atentatin e 13 janarit.
Policia arrestoi Endri Çopja 29 vjeç; Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu u arrestua në flagrancë Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Të tre këta persona tashmë kanë lënë qelinë. /abcnews.al