Atentati ndaj Donald Trump, Dritan Goxhaj: Shërbimi sekret ka treguar që ka dështuar!

schedule22:39 - 15 Korrik, 2024

schedule 22:39 - 15 Korrik, 2024

Kapiteni Dritan Goxhaj foli për atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku mbeti i plagosur ky i fundit gjatë një tubimi në Pensilvani.

Ai u shpreh se kjo situatë ishte shumë e rëndë dhe se sipas tij shërbimi sekret ka dështuar.

“Është e frikshme që vendi i dytë për nga fuqia nukleare e botës të përfundojë në një republikë bananesh. Shërbimi sekret ka treguar që ka dështuar. Hera e fundit ishte para 43 vitesh. Trump ka shpëtuar për faktin se ka lëvizur kokën sepse nëse nuk do ta lëvizte, plumbi do ta kapte në kokë”, u shpreh kapiteni Dritan Goxhaj.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Goxhaj shtoi se tentative e 20-vjeçarit për të vrarë Trump ishte ndër më të vështirat, edhe pse nuk ishte profesionist.

“Pas goditjeve brenda katër sekondave, ka kundërpërgjigje. Godina nga është gjuajtur i përkiste perimetrit të jashtëm të sigurisë. Dhe shërbimi sekret nuk kishte vendosur një person mbi tarracë”, tha ndër të tjera, kapiten Goxhaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!