Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, RENEA zbarkon në Elbasan

schedule13:16 - 8 Qershor, 2020

schedule 13:16 - 8 Qershor, 2020

Atentati ndaj Ardjan Ccapjas ka alarmuar Policinë e Shtetit, e cila tashmë ka dërguar në qytet edhe Forcat Speciale RENEA.

Blindi i tyre është parë të qarkullojë në rrugët e qytetit, ndërsa një numër i madh efektivësh policie janë në zonën ku u tentua vrasja me snapjer e Ardjan Çapjas.

Policia dyshon se ndaj Ardjan Çapjas u qëllua me një armë automatike e modifikuar si snajper, të cilës i ishin fshirë numrat serial.

Lexo edhe: Ardjan Çapja u qëllua në shpatull me snajper, çfarë gjeti policia në makinën e djegur të autorëve

Mësohet se Çapja, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ka një plumb në zonën e shpatullës.

Pas atentatit, autorët janë larguar nga zona me një makinë tip “Volkswagen”, të cilën e dogjën më pas.

Makina e autoreve, e djegur

Një zjarrfikës u plagos teksa po tentonte shuarjen e flakëve sepse në makinën e autorëve ishin lënë fishekë që shpërthyen nga flakët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!