Atentati me dy viktima në Elbasan, shoqërohen 25 persona

schedule08:14 - 5 Tetor, 2021

schedule 08:14 - 5 Tetor, 2021

Dy persona kanë humbur jetën një natë më parë në një atentat të zhvilluar në një lokal në një pikë karburanti në Elbasan.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani ka shkuar në 25 numri i personave të shoqëruar. Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50 vjeç me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje dhe Lulzim Bitri 40-vjeç, gjithashtu me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.

LEXO EDHE:  Dinamika e vrasjes së dyfishtë në Elbasan, pritë, ndjekje dhe breshëri, e shkuara e errët

Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjendur më shumë se 23 gëzhoja nga të cilat 2 kanë përshkuar Bitrin në kurris, ndërsa një plumb ka goditur në kokë Çollakun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!