Atentati mafioz në Elbasan, 41 vjeçari u qëllua me 12 plumba, shoqërohen 20 persona

schedule07:11 - 12 Maj, 2021

schedule 07:11 - 12 Maj, 2021

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 41 vjeçarit Everest Çaka në Elbasan një natë më parë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autopsia ka bërë me dije se Çaka u qëllua me 12 plumba,të gjitha goditjet janë kryer në distance të afërt dhe e kanë përshkruar trupin e viktimës në pjesën e barkut.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë , shoqëruar rreth 20 persona nga zona ku ndodhi ekzekutimi mafioz, janë sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie në zonë, si dhe disa të tjera përgjate aksit Elbasan -Rrogozhinë aks që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për tu larguar pasi kryen ekzekutimin.

LEXO EDHE: Dinamika e ekzekutimit në Elbasan, gruaja kërkoi ndihmë, dëshmitë, pistat dhe e shkuara e viktimës

Ndërkohë grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave dhe prishje e pazareve të drogës.

LEXO EDHE: U vra në sy të gruas, makina hiqet nga vendi i krimit 4 orë pas ekzekutimit në Elbasan

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasani, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!