Atentati mafioz në Astir, policia “blindon” Tiranën, banorët: Breshëri plumbash, u tmerruam

schedule21:26 - 13 Nëntor, 2021

schedule 21:26 - 13 Nëntor, 2021

Zona e Astirit në Tiranë është tronditur nga atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e sotme, ku mbetën viktima dy persona Erigers Mihasi i cili ndodhej në vendin e shoferit dhe pasagjeri Armando Dumani.

Autorët qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet në lëvizje, duke kapur xhamin e pasagjerit të automjetit.  Pak më vonë, policia gjeti në Thumanë një automjet që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje.

Lexo edhe: FOTO/ U vra sot në Astir, kush është Mihasi, mik i Vis Martinajt, lidhja me grabitjen në Tepelenë e armët në Yrshek

Pas vrasjes së dyfishtë, policia ka rrethuar zonën e Astirit ndërkohë që kontrolle të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje në Tiranës.

Banorët e zonës nga ana tjetër janë të tmerruar nga kjo ngjarje. Ata kanë treguar për ABC se kanë dëgjuar breshëri plumbash në momentin e ngjarjes. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!