Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e 27 vjeçarit në Elbasan një ditë më parë, pasi pasi i shpërtheu në dorë një sasi lënde plasëse.
Gazetari i “ABC”-së në Elbasan Aldo Kozarja mëson se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë grupi hetimor po heton në dy pista kryesore.
Sipas gazetarit një nga pistat e hetimit për vdekjen e 27-vjeçarit Erion Rexhepi, në Cërrik, ku dyshohet se i riu e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa pista tjetër është ajo e përdorimit të tij si i paguar për të kryer një atentat.
Ndër të tjera mësohet se mina me telekomandë ka pasur të paketuar një sasi prej 250 gr lënde shpërthyese C 4, e cila dyshohet se do të përdorej për një atentat të dështuar.
LEXO EDHE: Shpërthimi i merr jetën të riut në Cërrik, policia: Lëndën plasëse e kishte në dorë
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, ku shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën./abcnews.al