Atentatet e Pashkës, autoritetet në Sri Lanka ndalojnë mbulimin e fytyrës

schedule23:54 - 29 Prill, 2019

schedule 23:54 - 29 Prill, 2019

Pas atentateve të përgjakshme që morën qindra jetë njerëzish, autoritetet në Sri Lanka u kanë ndaluar grave myslimane të veshin perçe për shkak se rreziku nga sulmet terroriste mbetet i lartë.

Autoritetet në Sir Lanka kanë ndaluar mbulimin e fytyrës në publik, pas atentateve vetëvrasëse të verifikuara të dielën e Pashkës katolike, që lanë të vdekur rreth 250 persona dhe të plagosur disa qindra të tjerë. Vendimi për të vendosur kufirizimet që prej kësaj të hëne u komunikua nga vetë presidenti i vendit MAI-THRI-PALA SIRISENA, i cili nënvizoi se, bëhet fjalë për një situatë emergjente. “Çdo mbulim i fytyrës do të ndalohen me qëllim garantimin e sigurisë”, njoftoi zyra e kreut të shtetit në një komunikatë për shtyp. Nikabi dhe perçet, që përdoren kryesisht nga gratë myslimane, nuk përmendeshin në njoftimin zyrtar. Megjithatë, masa është perceptuar si një lëvizje që vë në shënjestër këto veshje. 8 ditë nga sulmet e përgjakshme në tre kisha dhe disa hotele, alarmi i rrezikut në Sri Lanka mbetet i lartë. Dhjetëra të dyshuar si anëtarë të grupeve terroriste janë arrestuar, por autoritetet kanë paralajmëruar se shumë militantë të tjerë mbeten në arrati. Sri Lanka ka një popullsi myslimane shekullore, që përbën rreth 10 për qind të rreth 21 milionë banorëve që ka vendi aziatik. Aktualisht vetëm një numër i vogël grash llogaritet të mbulojnë fytyrën me nikab ose perçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!