Atentat pronarit të lavazhit, jepet masa për tre autorët

schedule18:55 - 22 Tetor, 2019

schedule 18:55 - 22 Tetor, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka lënë sot në burg 3 autorët e atentatit me armë që ndodhi 3-ditë më parë në një lavazh në qytetin e Beratit ku shënjestra ishte pronari i saj për shkak të një borxhi të papaguar.

Tre autorët e këtij atentati me armë: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25-vjeç dhe Petrit Qypi, 66-vjeç, dolën pasditen e sotme përpara togave të zeza për tu njohur me masën e arrestit ndaj tyre.

Ata mbërritën në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca gjyqësore filloi në orën 17:00 të pasdites së sotme. Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!