Atentat dy shqiptarëve në Athinë/ Gazetari Guri: Viktima i përkiste një prej grupeve më të rrezikshme kriminale

schedule15:24 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 15:24 - 15 Dhjetor, 2024

Gazetari Edmond Guri përcolli të rejat e fundit nga Athina lidhur me atentatin ndaj shqiptarëve të ndodhur mesditën e sotme.

Ngjarja ndodhi në një prej lagjeve më të njohura të Athinës. Është konfirmuar se dy kanë qenë autorët, por dyshohet për të tjerë. Një person i njohur i botës së krimit ka mbetur i vdekur, i dyti është në spital, ndërkohë që të dy personat janë të skeduar si personazhe të botës së krimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth 1:15, 1:20 të mesditës, siç duket ekzekutorët kanë pasur informacione dhe kanë qenë të përgatitur. Është vjedhur një makinë në qendër të Athinës dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Po punohet me shumë grupe pune dhe janë marrë pamjet e kamerave. Bëhet fjalë për mafiozë të mirëfilltë. Viktima ka fituar nënshtetësinë greke që në 2009, ka një lokal në lagjen “Peristeri”.

Emri i tij ka qenë në një grup të strukturuar kriminal dhe i rrezikshëm i mafies greke, lëndë narkotike, pengmarrje, vrasje, lokalet e natës etj. Një grup që ka kryer 8-9 ekzekutime të grupeve rivale. I plagosuri është kthyer nga Dubai dhe është njeri i skeduar i botës së krimit.
Policia ka identifikuar automjetin ku është vjedhur dhe ka diktuar ndjekjen e tij. Policia nuk po jep informacione sepse personat përbëjnë rrezikshmëri të lartë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!