Atentat Dash Gjokës, OFL i çon formularin vëllezërve nga Shijaku

schedule12:37 - 29 Maj, 2020

schedule 12:37 - 29 Maj, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë pesë përsonave të dënuar për vepra të rënda penale në Durrës.

Siç mëson abcnews.al, ata janë: Vellezërit Morel dhe Enkel Kërtalli, Ilir Oshafi, Gentian Malindi dhe Akil Alushi.

Vëllezërit Kërtalli janë nën hetim për akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” që prej vitit 2017, kur edhe sipas policisë tentuan të ekzekutojnë në një atentat biznesmenin Dashamir Gjoka.

Ata janë vëllezërit e Elvin Kërtallit 37 vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit të Shijakut me 27 gusht 2013. Ai ishte vëllai i madh i tyre.

Elvin Kërtallit dhe shokut të tij Doarian Zotaj iu bë atentat fill pasi dolën nga një lokal në Shijak nga 3 persona të cilët po lëviznin me një automjet tip “Audi” pa targa.

I pranishëm aty ka qenë edhe njëri prej vëllezërve të tij, shënjestër e sotme OFL-së, Enkel Kërtalli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Fiks katër vite më vonë qëllohet me breshëri ndaj Dashamir Gjokës, por ai shpëton për shkak se e kishte mjetin të blinduar.

Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë ngritur dyshimet e arsyeshme se tentativa për vrasjen e Dashamir Gjokës të jetë bërë në shenjë hakmarrje ndaj tij.

Pasi vëllezërit Kërtalli kishin dyshime se Gjoka ka porositur vrasjen e vëllait të tyre 7 vite më parë.

Vëllezërit Kërtalli kanë tani 48 orë kohë sipas OFL-së për të vërtetuar se pasurinë e kanë vendosur në rrugë të ligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!