Atanda prezantohet si shqiptar, firmos në Oman pas aventurës te Prishtina

schedule13:50 - 4 Shkurt, 2022

schedule 13:50 - 4 Shkurt, 2022

Sodiq Atanda do ta vijojë karrierën në Oman, pasi ka nënshkruar së fundmi me klubin Dhofar FC.

Qendërmbrojtësi, i cili ka luajtur në Superiore me Apoloninë dhe Partizanin, pas një eksperience në Izrael luajti edhe në Kosovë.

Prishtina e bindi në verë të nënshkruante, por aventura e tij me kampionët e Kosovës zgjati vetëm 6 muaj.

Sot ai është prezantuar në Oman, krah menaxherëve Ilir Halili dhe Indri Caca. Atanda madje ka bërë edhe simbolin e shqiponjës, në fotot e prezantimit. / abcnews.al

Atanda me menaxheret Ilir Halili dhe Indri Caca

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!