Atalanta zë ngushtë “Zonjën”, i merr talentin me çmim “okazion”

schedule10:56 - 2 Mars, 2021

schedule 10:56 - 2 Mars, 2021

Juventus shpenzoi dhjetëra milionë për të blerë talente të rinj në mbrojtje, por një që po shkëlqen më shumë nuk është pjesë e tyre. Cristian Romero, mbrojtës në pronësi të Juventusit, por i huazuar te Atalanta po shkëlqen krah Gjimshitit në mbrojtje.

Në fund të sezonit Atalanta ka mundësinë e artë ta blejë në fund të sezonit të ardhshëm për vetëm 20 milionë euro. Argjentinasi po gëzon formë shumë të mirë dhe është shndërruar në titullar te bergamaskët.

Ai është huazim 2-vjeçar te Atalanta me nga 2 milionë euro në sezon, teksa bergamaskët opsionin e blerjes për 16 milionë në fund të sezonit të ardhshëm, kur mbyllet edhe huazimi i tij. Me paraqitjet e bëra, është thuajse e sigurt se Atalanta do e blejë mbrojtësin.

Nga ana tjetër Juventusi humb shumë. Bardhezinjtë në kontratën e firmosur me Atalantën nuk kanë përfshirë asnjë klauzolë riblerje, çka e bën të pamundur kthimin e tij për një çmi të arsyeshëm. 22-vjeçari u ble për 26 milionë euro nga Genoa para dy vitesh, por ende nuk ka debutuar me Juventusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!