Atalanta nuk fal asgjë në ndeshjen e javës së 38-të të Serie A, me skuadrën e Gasperini-t që fitoi 3-0 ndaj Torino-s dhe kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat.
Skuadra bergamaske zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të me anë të Scamacca-s, teksa dy minuta nga fundit, “heroi” i Europa League-s, Lookman realizoi edhe golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Atalanta shënoi edhe golin e tretë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Pasalic.
Me këtë sukses, Atalanta parakalon Bologna-n në renditje duke marrë vendin e katërt në kuotën e 69-të pikëve, teksa Torino mbyll sezonin në vendin e nëntë me 53-të pikë.
Një fitore kjo që nuk shërben për Roma-n, që tani nuk ka më shpresë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, teksa fituesit e Europa League, Atalanta do të luajë edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Fiorentina-s më 2 qershor.
Në takimin tjetër të orës 18:00, Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Lecce-s, teksa kampionët e sezonit të kaluar e mbyllin këtë kampionat në vendin e dhjetë me 53 pikë, ndërsa Lecce koleksionoi pikën e 38-të sezonale./ h.ll/abcnews.al