Atalanta makineri golash, ja kush i ka ndalur bergamaskët në Champions

schedule08:03 - 16 Mars, 2020

schedule 08:03 - 16 Mars, 2020

Ëndrra e Atalantës vazhdon. Të besuarit e Gasperinit po jetojnë një sezon të mrekullueshëm, sidomos në Europë. Në sezonin e tyre në parë në Champions League, ata kanë arritur të kualfikohen në çerekfinalet e kompeticonit më të rëndësishëm europian.

Bergamaskët e fituan dhe sfidën e dytë mbrëmjen e djeshme në traansfertën e Valencias, ku ishte Ilicic ai që vendosi sfidën. Slloveni me katër golat e shënuar kualifikoi ekipin e tij për në raundin tjetër dhe tashmë Atalanta pret e qetë shortin.

Një statistikë e çuditshme është për ta në këtë sezon të Championsit. Atalanta ka patur përballë shtatë portierë të ndryshëm deri në këtë fazë të kompeticionit. Emra si Ederson, Cillissen, Bravo, Pyatov, Domenech dhe Livakovic kanë pësuar të paktën një gol nga bergamaskët. Portieri i shtatë është i vetmi që nuk ka pësuar gol. Dhe ai është… Kyle Walker. Mbrojtësi i Cityt zëvëndësoi Bravo e dëmtuar dhe e mbajti portën e paprekur deri në fundin e sfidës.Ndoshta ky është një sinjal për Pep Guardiolën. /abcnews.al