Atalanta mund të bëjë surprizën më të madhe sot në Grupin C në Champions League, pasi në rast fitoreje në transfertë përballë Shakhtar Donetsk dhe një humbje të Dinamo Zagreb përballë Manchester City, arrin të kualifikohet.
Momentalisht, Atalanta është në vend të fundit me 4 pikë, Dinamo Zagreb në vend të tretë me 5 pikë, ndërsa Shakhtar Donetsk në vendin e dytë numëron 6 pikë. Vetëm Manchester City kryesues është kualifikuar, me plot 11 pikë.
Sfida në transfertë përballë Shakhtar është shumë delikate për Atalantën dhe të gjithë sytë kanë qenë te formacioni që Gasperini do të zgjidhte. Tekniku italian ka vendosur që t’i besojë qendrën e mbrojtës shqiptarit Berat Djimsiti, duke treguar një besim të jashtëzakonshëm te futbollisti i kombëtares tonë kuqezi./abcnews.al