Një ndër objektivat e Atalantës për merkaton e janarit është Mattia Caldara. Mbrojtësi është pjesë e Milanit prej verës së vitit 2018, por dëmtimet e shumta kanë ndikuar që të numërojë vetëm 65 minuta aktivizim në Kupën e Italisë gjatë sezonit të kaluar.
Kuqezinjtë besojnë shumë te kualiteti i 25-vjeçarit dhe kanë vendosur të bllokojnë largimin e tij. Caldara shpërtheu tek Atalanta dhe trajneri Gasperini e kërkon në huazim, por Paolo Maldini ka refuzuar këtë opsion sipas Calciomercato.com.
Lojtari ka arritur të hedhë pas krahëve shqetësimet fizike dhe mund të debutojë në Serie A me ekipin e Piolit. Milan përballet me Atalantën në transfertë të dielën dhe qendërmbrojtësi mund të përfitojë disa minuta përballë ish-ekipit të tij. /abcnews.al