Atalanta, Gasperini: Juventus mbrojt mirë, mendjen tashmë te Leverkusen

schedule09:52 - 16 Maj, 2024

schedule 09:52 - 16 Maj, 2024

E pesta finale radhazi e humbur në Kupën e Italisë. Një sukses në 1963 dhe më pas disfata. E fundit në “Olimpico” përballë Juves së Max Allegrit. Atalanta i shkoi shumë afër suksesit, por nuk arriti të depërtonte në mbrojtjen e ngjeshur të “Zonjës”.

Që iu fal golit të shpejtë të Vlahovic për të fituar 0-1 në Romë dhe për të siguruar Kupën e 15-të. Gian Piero Gasperini ndien keqardhje për tifozët zikaltër, por skuadra e tij ka edhe një mundësi tjetër për t’i bërë të lumtur.

Sezoni mund të mbyllet me trofe, sepse data 22 maj sjell në Dublin finalen e Europa League: Atalanta-Bayer Leverkusen. Aty ku ekipi nga Bergamo mund të shkruajë historinë.

“U përballëm me një kundërshtar të fortë, që shënoi menjëherë. Ata u mbrojtën shumë mirë pas golit. E kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm t’i konkretizonim rastet e krijuara.

Nuk mendoj se skuadra zhvilloi një finale të shëmtuar, thjesht Juventusi bëri diçka më shumë se ne, ata dhanë më shumë.

Ishte një duel i ashpër dhe i ekuilibruar. Jemi të mërzitur, por jo të zhgënjyer. Le të fokusohemi te finalja me Leverkusenin“, u shpreh trajneri i Atalantës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!