Atalanta, Gasperini: Duam Kupën e Italisë, gjithçka ndryshoi pas sfidës ndaj Milanit

schedule10:07 - 15 Maj, 2024

schedule 10:07 - 15 Maj, 2024

Duke folur për mediat në prag të finales së Kupës të Italisë, trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini deklaroi se dëshiron që ta fitojnë këtë trofe, që sipas tij në të shkuarën është dukur i vetmi i mundshëm për t’u siguruar nga ekipi i tij.

“Gjithmonë kam menduar se Kupa e Italisë ishte trofeu i vetëm i mundshëm për Atalanta-n, duke qenë se Champions League dhe titulli i Serie A janë të paarritshme. Ne kemi një dëshirë të madhe për të fituar në finalen e Kupës së Italisë”-tha fillimisht ai.

I pyetur nëse ishte triumfi ndaj Liverpool-it kthesa për ekipin e tij, italiani theksoi se në Europa League po, por s’mund të thuhet diçka e tillë për kompeticionet e tjera ku konkurron skuadra e Atalanta-s.

“Në Europa League po, jo në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Rrugët ishin të ndryshme në këto kompeticione. Ndeshja ndaj Liverpool-it na ndërgjegjësoi për të arritur në finale e Europa League. Ndërsa në Kupën e Italisë pika e kthesës ishte në ‘San Siro’ kundër Milan-it”-deklaroi ndër të tjera Gasperini./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!