Atalanta “blindon” sulmuesin belg, De Ketelaere te “Bergamaskët” deri në 2027-ën

schedule16:13 - 15 Qershor, 2024

schedule 16:13 - 15 Qershor, 2024

Tashmë është gjithçka zyrtare. “Fantazisti” belg, Charles De Ketelaere është zyrtarisht lojtar i “Bergamaskëve” të Atalanta, ku pasi qëndroi i huazuar për gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, këtë të shtunë ka firmosur një kontratë që e lidh, “yllin” belg, me kampionët në fuqi të UEFA Europa League, deri në verën e vitit 2027. .

“Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se Charles De Ketelaere është zyrtarisht pjesë e klubit ‘zikaltër’. Në sezonin 2023-2024, sulmuesi belg përmbushi plotësisht pritshmëritë e klubit, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në të gjitha kompeticionet. I gjithë klubi është i kënaqur me qëndrimin e Charles te ‘zikaltërit’, të cilit i urojnë më të mirat në vazhdimin e karrierës së tij sportive në Bergamo”,- thuhej në njoftimin e klubit.

Ndërkaq, blerja e kartonit të De Ketelaere nga “Djajtë” e Milan i kushtoi “Bergamaskëve”, 22 milionë euro plus 10% të çdo rishitjeje në të ardhmen që do t’u shkojë “Kuqezinjve”. Në sezonin e tij të parë nën drejtimin e tekniku Gasperini, “fantazisti” i sulmit luajti plot 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!