Ataku kardiak i merr jetën, shuhet ish-kapiteni i Luftëtarit

schedule20:14 - 7 Mars, 2021

schedule 20:14 - 7 Mars, 2021

Shuhet në moshën 58-vjeçare Odise Grabova, ish-kapiteni i Luftëtarit. Ish-mbrojtësi i majtë i ekipit gjirokastrit, pësoi një atak kardiak ditën e sotme.

Grabova u aktivizua për 20 sezone futbollistike me Luftëtarin e tij. Të shumta kanë qenë ngushëllimet në rrjetet sociale në lidhje me humbjen e tij.

Kapiten Grabova, i paharruar do jesh për të gjithë sportdashësit“, shkruan Gentian Nora, ish-drejtori sportiv i bluzinjve, i cili banon në SHBA. /abcnews.al