Ataku kardiak, Casillas nuk mund të luajë më futboll

schedule14:21 - 2 Maj, 2019

schedule 14:21 - 2 Maj, 2019

Portieri Iker Casillas nuk mund të luajë më futboll. Pas atakut kardiak gjatë seancës stërvitore me Porto-n, ai u operua me urgjencë. Mjekët thanë se Casillas mund të ketë një jetë normale, por jo të ushtrojë sporte profesioniste.

Ish-portieri i Real Madridit, i cili aktualisht luan me Porton, Iker Casillas, duhet të tërhiqet nga futbolli pas atakut që pësoi në zemër. Deklarata u bë nga kardiologu Huan Antonio Korbalan, i cili vetë ka qenë dikur një basketbollit i Real Madridit.

Sipas Korbalan, Iker Casillas do ta ketë të vështirë ta vazhdojë karrierën me një stentë koronare, sidomos për shkak të pozicionit të tij si portier.

“Nuk mund të luajë futboll me një stentë koronare, e sidomos një portier”, theksoi ai.

Ai shtoi se portieri do të dalë shpejt nga spitali dhe do të ketë një jetë normale, por nuk do të luajë sporte profesionale. Casillas pësoi të mërkurën një atak kardiak në momentin që po stërvitej te skuadra e Portos./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!