Një tragjedi me 45 viktima dhe me 7 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të martë në afërsi të Bosnekut, ku në një autobus pasagjerësh me 52 pasagjerë ka marrë flakë në autostradën e Stumës.
Mediat bullgare bëjnë me dije se dyshohet se fillimisht autobusi ka goditur parmakun duke shkatërruar 50 metra larg tij, më pas ka përplasur bordurën, ku dyshohet se mund të jetë një ndër shkaqet dhe pse akoma nuk mund të konfirmohet nëse zjarri ka shpërthyer para apo pas përplasjes.
Ndërkohë akoma nuk ka një raport përfundimtar nëse numri i viktimave është 45 apo siç thuhet në disa media 46, konfirmimi do të jepet pasi trupat e tyre të hiqen nga autobusi.
Sipas autoriteteve bullgare identiteti i tyre do të bëhet pas daljes së përgjigjes së mostrave të ADN-së pasi për shkak të djegieve që kanë marrë trupat është i pamundur identifikimi.
Gjithashtu pritet që të qartësohet dhe nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të pasagjerëve nga një autobus në tjetrin që mund të ketë sjellë dhe ndryshimin e listës fillestare të tyre, ku theksohet se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut mes tyre ka edhe shtetas me kombësi shqiptare. Ndërkohë shtatë persona kanë arritur të shpëtojnë, ata janë vendosur në “Pirogov” me djegie dhe lëndime.
Çfarë thonë ekspertët për aksidentit”
Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borislav Sarafov, ka deklaruar se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një gabim njerëzor ose një problem teknik i automjetit, një tjetër version është dhe fakti se mos shoferin e ka zënë gjumi.
Nga ana tjetër kryetari i Institutit për Siguri Rrugore dhe ish-drejtues i Policisë Rrugore,Bogdan Milçevit, është shprehur për mediat se shkak mund të jetë dhe një atak në zemër apo ndonjë problem tjetër që mund ti ketë ndodhur shoferit duke bërë që ai të humbasë kontrollin e automjetit. Ai gjithashtu shprehet se në Bullgari është dhe shpejtësia më e lartë e lejuar pavarësisht rrugëve.
LEXO EDHE: “Një grua u gjet me dy fëmijët në derën e autobusit”, zyrtari bullgar: Shoferët vdiqën të parët
Një eksperte e sigurisë rrugore, Diana Rusinovës, thuhet se shkak për këtë tragjedi me 45 viktima mund të jetë bërë dhe mungesa e sinjalistikës që ndodhet në këtë aks.
Ndërkohë theksojmë se deri më tani versionet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje janë nga më të ndryshmet por ministri i Brendshëm thekson se kjo është një ndër ngjarjet që ai nuk ka parë ndonjëherë dhe hetimi ka për detyrë sqarimin e shkaqeve. e.su./abcnews.al