Atak kardiak, burri vdes dy orë pasi bëri vaksinën ndaj koronavirusit

schedule16:42 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 16:42 - 28 Dhjetor, 2020

Një 75-vjeçar izraelit ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak gjatë ditës së sotme.

Mediat lokale raportojnë se 75-vjeçari ndërroi jetë dy orë pasi kishte bërë vaksinën kundër koronavirusit, megjithatë autoritetet nuk kanë ende një ide të qartë nëse bërja e vaksinës dhe ataku kardiak kanë lidhje.

Raportohet se i moshuari kishte vuajtur edhe më herët nga problemet me zemrën, gjë e cila bën që të mos bëhet ende një lidhje e drejtpërdrejt me vaksinën.

Pas vaksinës, ai u mbajt një orë në spital për të parë nëse do të kishte efekte anësore, por pasi mjekët panë që ndihej mirë e lanë të largohej për në shtëpi, ku edhe filloi të ndjehej keq duke ndërruar më pas jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!