“Ata nuk do ta shohin kurrë dritën e diellit”, kushtet çnjerëzore në burgun famëkeq të El Salvador

schedule10:55 - 17 Mars, 2023

schedule 10:55 - 17 Mars, 2023

Në 24 orët e fundit, pamjet e transferimit të 2000 të burgosurve të tjerë në burgun më të madh në Amerikë, të ndërtuar në El Salvador, në kuadër të luftës së shpallur nga presidenti i vendit kundër krimit dhe bandave, kanë shkaktuar kritika të forta.

Naguib Bukele, i cili vetë me krenari postoi pamjet nga Qendra për Kufizimin e Terrorizmit (Centro de Confinamiento del Terrorismo, CECOT) në Tecoluca, 74 kilometra në juglindje të kryeqytetit San Salvador iu përgjigj me një ton ironik raporteve që komentonin lakuriqësinë dhe trajtimin e të burgosurve të rinj të burgut, raporton abcnews.al.

“Topless? A po ankoheni se diktatorët e këqij nuk u kanë veshur smoking të burgosurve?

Zbathur? Aktualisht po marrim para nga fondi i spitalit të fëmijëve për t’u blerë këpucë! Cilën markë preferoni?‘, shkroi Bukele duke komentuar një botim të El Pais që kritikonte kushtet e transferimit të 2000 burrave në burg.

Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar si pjesë e fushatës së qeverisë kundër bandave, sipas Associated Press.

Shumë grupe të të drejtave të njeriut kanë lëshuar paralajmërime për shkeljen e të drejtave të të arrestuarve dhe ndalimin e mundshëm të paligjshëm të të pafajshmëve, gjë që duket se nuk e pengon aspak presidentin e El Salvadorit, i cili ka shënuar rritje të popullaritetit për shkak të rënies së kriminalitetit, raporton abcnews.al.

Parlamenti i El Salvadorit zgjati ditën e djeshme gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj tjetër me kërkesë të presidentit Naguib Bukele, “lufta” e të cilit kundër bandave  ka çuar në më shumë se 65,000 arrestime dhe ndalime.

Zgjatja e miratuar nga Kongresi është e 12-ta me radhë që nga marsi 2022. Gustavo Villatoro , ministri i drejtësisë i El Salvadorit, tha se anëtarët e bandave që janë arrestuar “nuk do të kthehen kurrë në rrugë”, edhe pse 57,000 prej tyre nuk kanë kaluar as procesin e padisë apo gjykimit.

“Ata nuk do të kthehen kurrë në shoqëritë, lagjet dhe qytetet e El Salvadorit tonë të dashur”, tha në mënyrë karakteristike Villatoro.

Vetëm 3500 nga të arrestuarit janë liruar deri më tani.

Burgu famëkeq, i cili u hap shkurtin e kaluar ka kapacitetin të mbajë deri në 40,000 të burgosur. Transferimi i dytë masiv i 2000 të burgosurve u bë të mërkurën dhe pamjet e burrave gjysmë të zhveshur dhe zbathur  nën vështrimin e ashpër të gardianëve shkaktuan reagime të forta nga shtypi ndërkombëtar.

Fotot e publikuara nga presidenca e vendit nxjerrin në pah disa nga kushtet e tmerrshme të burgut, e cila tashmë ka mbushur vetëm 10% të kapacitetit pas vetëm një muaji nga hapja.

Rreth 250 policë dhe 600 ushtarë, të armatosur ruajnë burgun dhe monitorojnë lëvizjet e të burgosurve.

Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e vendit, në operacionin e djeshëm për transferimin e 2000 të burgosurve morën pjesë 1200 ushtarë dhe tre helikopterë të Forcave Ajrore.

Në videon e postuar në rrjetet sociale nga Bukele, të burgosurit shihen duke vrapuar në “shtëpinë” e tyre të re të gjunjëzuar, më pas ata shihen duke u ndarë në grupe dhe duke qëndruar pranë “shtretërve” të tyre, që nuk janë asgjë më shumë se “rafte” metalike pa dyshekë.

Në çdo qeli ka 80 koka (që korrespondojnë me 100 të burgosur) dhe vetëm dy lavamanë dhe dy tualete për të gjithë të burgosurit.

Sipas disa raporteve, të burgosurit lejohen të dalin nga qelitë e tyre vetëm nëse duhet të shkojnë në gjykatë ose nëse dënohen duke qëndruar në izolim.

Vetë Bukele kishte siguruar në deklaratat e mëparshme se të burgosurit, të cilët trajtohen si terroristë, nuk do të kenë më akses në “laystation, monitorë, celularë dhe kompjuterë”. Pajisjet speciale të burgut do të bllokojnë sinjalet e celularëve për të parandaluar komunikimin nga brenda burgut.

“Të gjithë terroristët që i shkaktuan pikëllim dhe dhimbje popullit të El Salvadorit do ta kryejnë dënimin në kushtet më të rënda”, ka theksuar gjithashtu ministri i sapoemëruar i Drejtësisë i vendit, duke sqaruar se edhe ata do të detyrohen të punojnë për të kompensuar shoqërinë dhe një pjesë të demit që kanë shkaktuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!