“Ata ishin tre”, lëvizjet e vrasësve të biznesmenit në Fier, nga atentati te djegia e “Benz”-it

schedule15:49 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:49 - 25 Tetor, 2021

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Demir Backa kanë zbuluar se në atentat kanë marrë pjesë tre persona. Ditën ekzekutimit në makinën tip “Benz” kanë qenë dy persona. Pasi kanë kryer vrasjen dhe janë larguar në drejtim të fshatit Daullas, atentatorët janë pritur nga një makinë tjetër, e cila i ka ndihmuar të largohen.

Lexo edhe: Biznesmenin e bënë “shoshë” me plumba në kokë dhe gjoks

Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për t’i pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar. Ndërkohë ‘ABC” ka siguruar pamjet e makinës, e përdorur nga autorët e vrasjes së 57-vjeçarit Demir Backa në Fier. Ditën e ngjarjes grupi hetimor gjeti brenda saj një automatik dhe një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer ekzekutimi.

Lexo edhe: Ekzekutimi i biznesmenit në Fier, Hoxha: Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve, pistat dhe e vërteta e vëllait

Një burim i tha “ABC”-së se gjetja e provave në makinën me targa të Kosovës do të jetë shumë e vështirë pasi gjithçka është djegur. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës, është zbuluar se biznesmeni është qëlluar me 18 plumba, 3 e prekën në zonën e qafës dhe kokës dhe rreth 15 të tjerë në kraharor.  Backa ishte biznesmen I njohur në Fier. Ai kishte në pronësi lokal “Piazza” që ndodhet në qendër të qytetit./ Abcnews.al