At Nikolla Xhufka: Të mos bëhemi shqiptarë vetëm kur ka ndeshje futbolli. Historiani: Përpara perandorisë osmane ishim në shërbim të serbëve dhe bullgarëve

schedule21:50 - 25 Qershor, 2024

schedule 21:50 - 25 Qershor, 2024

Këtë puntatë në emisionin “360 Gradë” është folur për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Historiani Arben Llalla është kthyer pas në kohë dhe ka thënë se përpara perandorisë osmane, shqiptatë ishin qytetarë të dorës së tretë në shërbim të serbëve dhe bullgarëve.

Ndërsa, At Nikolla Xhufka ka deklaruar se nuk duhet të bëhemi shqiptarë vetëm kur ka ndeshje futbolli, por në çdo kohë.

Arben Llalla: Në kohën e Jugosllavisë shteti dërgonte mësues të etnive të ndryshme, në këtë rast të shqiptarëve që të mësonin fëmijët e emigrantëve gjuhën shqipe dhe mësuesi paguhej mirë nga shteti jugosllav dhe kështu u ruajt dhe gjuha shqipe. Në radhë të parë është shteti ai që bën kombin dhe jo kombi që bën shtetin. Është treguar që shtete si Greqia apo Serbia kanë bërë shtetin në fillim bashkë me pakicat e tjera dhe pastaj kanë themeluar kombin me pakicat e tjera. Te rasti Shqipërisë është ndryshe, ne kishim kombin shqiptar dhe pastaj bëm shtetin, kjo na ka lënë shumë boshëllëqe.

Lind pyetja ‘Ku ishin shqiptarët përpara perandorisë osmane’? Kurrkundi. Ishin qytetarë të dorës së tretë në shërbim të serbëve dhe bullgarëve. Mos harroni që toponimet serbe dhe bullgare i keni deri në Gjirokastër.

Laert Vasili: Ajo që na thuhet gjithë kohën që nuk ka qene e shkruar gjuha shqipe është një gënjeshtër e madhe, sepse ka qene e shkruar që në shekullin e 15-të dhe 17-të para Krishtit.

At Nikolla Xhufka: Unë e kam thënë dhe herë tjetër, kush është ortodoks, është ose serb ose rus, kush është musliman është turk, kush është bektashi…

Ne shqiptarët nuk jemi mbajtur kurrë në bazë të besimit tonë fetarë, ne kemi qene paganë, u bëmë të krishterë, pastaj muslimanë, pastaj u përziemë. Po ta marrësh shabllon, ne nuk jemi aq besimtarë. Unë dua ta mbyll, duke thënë që ne të mos bëhemi shqiptarë vetëm kur ka ndeshje futbolli, mos t’i tundim ato flamunjtë vetëm kur ka ndeshje futbolli dhe pastaj t’i hedhim nëpër plehra. Por ato flamunjtë t’i tundim në zemër dhe në shpirt. Nuk na e ka fajin Shqipëria, por ne./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!