Astrounatët e Nasa mbërrijnë në Tokë pas përfundimit të misionit

schedule14:14 - 3 Maj, 2021

schedule 14:14 - 3 Maj, 2021

Katër astronautë janë kthyer në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, në atë që ishte ulja e parë e Nasa gjatë natës në 53 vite.  Ekuipazhi – tre astronautë të Nasa dhe një nga agjencia hapësinore Japoneze Jaxa  kaluan gati gjashtë muaj në hapësirë.

Ata fluturuan përsëri në Creë Dragon Resilience të  SpaceX dhe u ulën në Florida. Mendohej se ulja e tyre në planetin tonë do të ndodhte më herët por u vonua për shkak të motit të keq në Florida.

Nasa tha se ekuipazhi ishte në humor të mirë pasi zbarkoi me sukses në Gjirin e Meksikës. Duke konfirmuar uljen e sigurt mëngjesin e të dielës, Nasa tha se ekuipazhit iu bënë kontrolle mjekësore para se të fluturonin nga Pensakola, Florida në Houston, Texas. Ekuipazhi i fundit i Nasa që zbarkoi përsëri në Tokë gjatë natës ishte Apollo-8 – misioni i parë me njerëz në Hënë, i cili u kthye në 27 dhjetor 1968.

SpaceX, në pronësi të Elon Musk, është bërë partneri i preferuar i Nasa-s për fluturimin hapësinor. Nasa transmetoi drejtpërdrejt momentin që kapsula u largua nga ISS, u zhvendos në errësirë dhe filloi udhëtimin e saj përsëri në Tokë.

 

Ka ende shtatë astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke përfshirë një ekuipazh të ri prej katër personash që mbërritën me një anije tjetër SpaceX javën e kaluar në një mision të quajtur Crew-2.

 

Astronautët – Hopkins, Viktor Glover, Shennon Uoker dhe Soici Noguci – udhëtuan në hapësirë nëntorin e kaluar në misionin e parë plotësisht operativ në ISS nga një mjet i bërë nga SpaceX. Glover gjithashtu bëri histori me këtë mision, duke u bërë personi i parë me ngjyrë që mbajti një detyrë ekuipazhi me kohë të gjatë në ISS.

 

 

Ishte gjithashtu misioni i parë i ekuipazhit i drejtuar nga një kompani private dhe jo Nasa./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!