Astronomët zbulojnë një sistem të ri unazor rreth një planeti të largët xhuxh

schedule18:06 - 8 Shkurt, 2023

schedule 18:06 - 8 Shkurt, 2023

Një ekip me astronomë ndërkombëtarë kanë zbuluar një sistem të ri, të panjohur unazash në pjesën e jashtme të sistemit tonë diellor rreth Quaoar, një planet xhuxh i largët më i vogël se Plutoni që u zbulua në vitin 2002 dhe që rrotullohet rreth Diellit përtej Neptunit.

Unazat e vogla dhe të zbehta të Quaoar-it janë unike dhe rrotullohen rreth tij në një distancë shumë më të madhe se unazat rreth Saturnit, diçka që deri më tani nuk është shpjeguar.

59 studiues nga 14 vende, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën “Nature”, të drejtuar nga braziliani Bruno Morgado i Universitetit Federal të Rio de Zhaneiros, të cilët e bënë zbulimin e tyre me teleskopin optik më të madh në botë me diametër 10.4 metra, i quajtur “Teleskopi i Madh Kanarie në La Palma”.

Unazat, të cilat përmbajnë copa akulli dhe materiale të tjera, janë të rralla në sistemin tonë diellor. Përveç atyre të Saturnit (më të famshmët dhe mbresëlënëse), Jupiterit, Uranit dhe Neptunit, vetëm dy planete të tjerë të vegjël janë gjetur të kenë unaza, Chariclos dhe Haumea. Në të gjitha këto raste unazat janë relativisht afër planetëve, ndërsa në Quaoar lëvizin në një distancë prej 4100 kilometrash nga qendra e planetit, shtatë herë më e vogël se rrezja e këtij të fundit dhe më shumë se dyfishi i parashikuar. Në Saturn p.sh. unazat e tij lëvizin deri në rreth tre rreze planetare larg njëra-tjetrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!